Aplikacion
Gjykata penale e Tiranës ka marrë vendimin për të pezulluar nga detyra presidentin e Federatës Shqiptar të Futbollit.
Në një vendim gjykate, të shpallur nga organi i drejtësisë, shkruhet se Duka, Shulku dhe Kokëdhima akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.
Vendimi i plotë:
“Gjykata pranoi kërkesën për sigurimin e padisë duke urdhëruar përmbarimin për ekzekutimin e vendimit.
Gjykata urdhëroi pezullimin e efekteve juridike të vendimit nr.1, datë 10.01.2022 të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së asamblesë së përgjithshme të zakonshme zgjedhore të FSHF-së, të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.
Kundërshtimi i zbatimit të saj, sipas gjykatës përbën vepër penale, duke paralajmëruar drejtuesit e lartë të FSHF-së me ndjekje penale.”
Vendimi :
1.Pranimin e kërkesës.
-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ardian Haçi,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
2.Pranimin e kërkesës
-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ilir Shulku, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
3.Pranimin e kërkesës.
-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Armando Duka, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
4.Rrëzimin e kërkesës
-Për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim Koço Kokëdhima,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
5.Vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
6.Vendimi t’i njoftohet personave nën hetim Ardian Afrim Haçi, Ilir Ismail Shulku, Armando Enver Duka dhe Koço Theodhori Kokëdhima.
7.Kundër këtij vendimi për caktimin e masës së sigurimit lejohet ankim brënda 5 (pesë)ditëve duke filluar ky afat nga njoftimi i vendimit të Gjykatës.
Asambleja e Federatës Shqiptare të Futbollit për mbajtjen e zgjedhje më datë 02.03.2022 është pezulluar gjithashtu nga kjo gjykatë, deri në zbardhjen e çështjes./ e.s/zoom.al
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës