Aplikacion
Reality show “Ferma VIP” pritet të nisë së shpejti dhe tashmë janë zbuluar emrat e personazheve që do të bëhen pjesë e këtij formati.
Zoom.al ka mundur të sigurojë listën e plotë të VIP-ave që do të marrin pjesë. Nga këngëtarë të njohur e deri te personazhe të famshme të rrjeteve sociale, sezoni i dytë i spektaklit premton surpriza dhe një garë të fortë.
Në fermën ku të gjithë do të duhet të jetojnë larg luksit dhe kushteve moderne, personazhet do të jenë këta: Gani Germia , Silvana Bushati , Andrea i TikTok-ut, Anduel Kovaçi , Alba Pollozhani , Albi Lushi, Big Basta , Big Mama , Ester Alushi , Elinara Shenaj , Erand Sojli , Lim Hoti , Frederik Ndoci , Keisi Meshau.
Mbetet për t’u parë se si do të përshtaten VIP-at me jetën në fermë dhe cilat do të jenë konfliktet, miqësitë apo surprizat që do të sjellë ky edicion.
Më herët. Zoom.al mësoi se një nga opinionistët e konfirmuar është Inida Gjata e njohur ndryshe si Zhaku, ndërsa i dyti është mes Kastro Zizos dhe Olti Currit.
Rolin e kryefermerit që në sezonin e shkuar e bëri Bes Kallaku, pritet ta mbajë aktori Albano Bogdo. Ky i fundit ishte pjesë e spektaklit edhe vitin e kaluar, por ndërpreu garën përpara finales.
Moderatorja Luana Vjollca tashmë është konfirmuar nga vetë produksioni përmes promos së publikuar më herët gjatë kësaj jave.
FERMA VIP2 do të nisë të hënën në mbrëmje në ekranin e Vizion Plus, ndërsa do të jetë LIVE në transmetim 24 orë në dy kanale të platformës Tring./ Zoom.al