Aplikacion
Këngëtarja Big Mama, e cila është bërë pjesë e Fermës VIP, ka bërë një rrëfim të ndjerë për humbjen e babait të saj.
Gjatë një bisede me Ylli Dreshajn, Big Mama tha se para se i ati të humbte jetën, ajo nuk e mendonte dot jetën e saj pa të dhe se shpesh thoshte se do të kryente vetëvrasje nëse diçka e keqe i ndodhte atij.
Por më pas, shtoi Big Mama, kur momenti i ndarjes nga jeta të babait erdhi, Zoti i dha forcën për të përballuar dhe menaxhuar situatën, duke dhënë mesazhin se me çdo dhimbje mësohesh.
“Me babin kam qenë shumë e lidhur dhe se kam menduar do të se do më vdiste babi. Thoja nëse ai vdes, garant që kam për të bërë vetëvrasje, por ama njeriu mësohet. Madje ka vdekur në duart e mia dhe vetë dija ta menaxhoja situatën dhe të organizoja të gjitha gjërat”, u shpreh Big Mama./ Zoom.al