zoom

Lajme

EKSKLUZIVE/ Opinionistët dhe lista e personazheve të Ferma VIP2

EKSKLUZIVE/ Opinionistët dhe lista e personazheve të Ferma VIP2

Më pak se një javë nga nisja e sezonit të dytë të reality show-t “Ferma VIP”, kurioziteti është i madh.

Aludimet për emrat që do të jenë pjesëmarrës si konkurrentë apo pjesë e stafit po qarkullojnë prej disa kohësh. Megjithatë, Zoom.al ka arritur të sigurojë disa informacione të sigurta.

Burime bëjnë me dije se personazhe të konfirmuar deri më tani janë Alba Pollozhani, Ester Alushi, Elinara Shehu, Enca Haxhia, Albi Lushi, Erand Sojli, Eduart Ndocaj si dhe Fero.

Të tjerë emra pritet të jenë Big Basta dhe bashkëshortja e tij Vesa Luma.

Të njëjta burime i thanë Zoom.al se një nga opinionistët e konfirmuar është Inida Gjata e njohur ndryshe si Zhaku, ndërsa i dyti është mes Kastro Zizos dhe Olti Currit.

Rolin e kryefermerit që në sezonin e shkuar e bëri Bes Kallaku, pritet ta mbajë aktori Albano Bogdo. Ky i fundit ishte pjesë e spektaklit edhe vitin e kaluar, por ndërpreu garën përpara finales.

Moderatorja Luana Vjollca tashmë është konfirmuar nga vetë produksioni përmes promos së publikuar më herët gjatë kësaj jave.

FERMA VIP2 do të nisë të hënën në mbrëmje në ekranin e Vizion Plus, ndërsa do të jetë LIVE në transmetim 24 orë në dy kanale të platformës Tring. Zoom.al/

Postime të lidhura