zoom

Slider

Egnatia shkatërron Dinamon në shtëpi dhe udhëheq Abissnet Superiore

Egnatia shkatërron Dinamon në shtëpi dhe udhëheq Abissnet Superiore

Egnatia ka mposhtur me shifrat 3-0 Dinamon në sfidën e parë të javës së tetë të Abissnet Superiores.

Sfida u zhbllokua në minutën e 26 nga Paulauskas me një supergol, ndërsa në të 31’ Zejnullai dyfishoi shifrat dhe kjo pjesë u mbyll 2-0 për vendasit.

Në pjesën e dytë Egnatia administron avantazhin dhe gjithçka u bë më e thjeshtë në minutën e 72’, pasi Dinamo ngeli me 10 lojtarë në fushë.

Futbollisti Krasniqi u largua me karton të kuq duke lënë ekipin me një lojtar më pak. Sfida u vulos në minutën e 88’ nga Ahmetaj, i cili shënoi golin e tretë duke i dhënë 3 pikët Egnatias, që udhëheq Superioren. /zoom.al/