Aplikacion
Egnatia është kthyer te fitorja në Superiore duke mundur 2-1 Kukësin në Rrogozhinë.
Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova vuajti shumë në këtë sfidë përballë Kukësit, që kaloi i pari në avnatazh dhe iu mohua edhe një penallti.
Kukësi kaloi në avantazh me futbollistin La Torre pas një aksioni mjaft të bukur në minutën e 26’.
Gjithsesi festa nuk zgjati shumë sepse Egnatia barazoi me Fernandon, i cili konvertoi në gol një penallti në minutën e 35’.
Në pjesën e dytë Egnatia luan më mirë, por Kukësi shfaqet më rrezikshëm. Gjithsesi vendasit gjetën golin në minutën e 56’ me Spahiun, që tundi rrjetën nga distanca me një silur.
Në aksionin e radhës, Kukësi reklamoi një penallti për një ndërhyrje të Fangajt ndaj Rashitit në zonë, por gjyqtari vazhdoi lojën dhe gjithçka u mbyll 2-1.
Me këtë tripikësh Egnatia udhëheq Superioren me 23 pikë pas 11 ndeshjesh. /zoom.al/