zoom

Slider

Efekti i nominimit, Meri s’mban më dhe shpërthen e përlotur: Derisa të iki unë jetën e keni ferr!

Meri Shehu e ka nisur ditën e sotme me debate të shumta. Të parin e kishte me Vesa Smolicën, të cilës i tha ‘se deri sa të iki nga këtej, ju do e keni jetën ferr’.

Madje asaj dhe Fation Kuqarit, Meri u tha ‘njerëz që kanë dështuar nga të gjitha aspektet e jetës’.

Meri ka pasur një shpërthim të tillë duke qenë se asnjë nga banorët nuk e shpëtuan astrologen në zinxhirin e nominimeve.

E si pasojë ajo është në nominim së bashku me Gazi Ujkashin dhe Ilnisa Agollin.

Meri mesa duket është ndier shumë e lënduar edhe nga Heidi Baci, pasi ajo nuk zgjodhi që ta shpëtojë atë në zinxhirin e nominimeve.

Pjesë nga debati:

Meri: Deri sa të iku nga këtej ju do e keni ferr, o njerëz të dështuar që keni dështuar në të të gjitha aspektet e jetës tuaj.

Vesa: Të presim në prime.

Meri: Ju keni dështuar në të gjitha aspektet e jetës.

Vesa: Në puc e ke.

Meri: Keni ardhur këtu që të merrni ndonjë gram fansa. O dështake, ke manipuluar edhe Fationin këtë dështakun tjetër.

Heidi: O Mer.

Meri: S’ka çfarë të duhet ty, shiko punët e tua ti se atje te zinxhiri zgjodhe shoqet e tua ti dhe s’më zgjodhe mua. Afër ke qendruar me mua, të kam mbajtur unë

/ZOOM.AL/