zoom

Aktualitet

E rëndë në Kavajë, përleshje me thikë te Zjarrfikësja! Efektivi plagos 2 kolegët, detajet e para

Një ngjarje e rëndë që përfshinë punonjës të jetës dhe sigurisë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme vonë.

Një konflikt ka ndodhur brenda Repartit Zjarrfikës në Kavajë, ku një efektiv është konfliktuar në rrethana e motive ende të paqarta me kolegët e tij dhe dyshohet se ka goditur me thikë dy prej tyre.

Këta të fundit kanë marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, në ambientet e repartit. Emrat ende nuk bëhen publikë, teksa policia nisi menjëherë hetimet.

Policia e Kavajës tha se ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt dhe ka ndaluar autorin e dyshuar të sulmit ndaj kolegëve.

Gjithashtu zjarrfikësit e përfshirë në konflikt janë pezulluar. Sakaq, ngjarja në repartin zjarrfikës të Kavajës, po hetohet edhe nga AMP. /ZOOM.AL/