zoom

Aktualitet

Anglia nis zbatimin, dërgohet personi i parë në Ruanda. Asnjë azilant s’do jetojë më në ishull

Pavarësisht kundërshtive të shumta që në momentin që ishte ende në fazë diskutimi, Britania e Madhe ka nisur zbatimin e planin për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë.

Ditën e hënë është bërë dërgimi i azilantit të parë, ndërkohë që kjo i hap rrugë dërgimit të personave të tjerë. Personi që u dërgua ishte nga një vend afrikan. Ai pranoi të dërgohen në Ruandë, pasi i ishte refuzuar statusi i azilantit, në këmbim të një pagesë prej 3,000 £ në muaj. Udhëtimi i tij u bë me avionë komerccialë, raporton “France24”.

Qeveria e kryeministrit Rishi Sunak e ka bërë luftën kundër emigracionit të paligjshëm një prioritet pasi shpreson të rimarrë terren në partinë kryesore të opozitës Laburiste përpara zgjedhjeve të përgjithshme të pritshme më vonë këtë vit.

Ligji i diskutueshëm, i cili është vënë nën kritika nga Kombet e Bashkuara dhe grupet e të drejtave, i lejon Britanisë të dëbojë emigrantët pa dokumente në Ruandë, ku ata do të lejohen të qëndrojnë nëse kërkesat e tyre për azil janë të suksesshme, pasi edhe nëse

Qeveria britanike tha të hënën se pret të dërgojë në Ruandë deri në fund të vitit një grup të parë prej 5,700 azilkërkuesish. Këta azilkërkues janë përzgjedhur nga më shumë se 57,000 personat që kanë mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit të la Manche që nga fillimi i janarit 2022 dhe fundi i qershorit 2023, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare.

Fillimi i këtij operacioni, i cili vjen disa javë më herët se sa pritej dhe përkon me zgjedhjet lokale të së enjtes, në të cilat konservatorët rrezikojnë të humbasin qindra mandate. Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar bllokoi më parë një plan të mëparshëm për të kryer këto transferime dhe aktivistët kanë thënë se do të kërkojnë përsëri të përdorin gjykatat për të bllokuar përpjekjen e fundit.

Çështja ka të ngjarë të përfundojë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila në qershor 2022 lëshoi një urdhër në minutën e fundit për të parandaluar dëbimet e para në Ruandë. /ZOOM.AL/