zoom

Aktualitet

Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohen 25 persona! Sekuestrohet lëndë narkotike

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion antidrogë ku janë arrestuar 25 persona. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 10 të tjerë.

Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës në kryeqytet.

Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës.

Raortohet se janë sekuestuar 4 kg kokainë dhe vlera monetare etj.