zoom

Aktualitet

Operacioni antidrogë në Tiranë, publikohen emrat e 25 të arrestuarëve. Pjesë e grupit të Sulejmanit

Policia e Tiranës publikoi edhe 25 emrat e të arrestuarëve në operacionin antidrogë ditën e sotme, pas konferencës nga drejtori Tonin Vocaj.

Bëhet fjalë për shtetasit: Rei Ramushi, Emiljano Birja, Abdullah Zyberi, Albjo Shkira, Kevin Nazari, Amarildo Jashari, Florjan Çepa, Ibez Zebi, Florjan Miha, Erol Bardhoshi, Andrin Bajraktari, Emiljano Maksutaj, Hamza Firi, Albi Bulku, Maringlen Kolaj, Armando Disha, Klodjan Lena, Altmir Mustafaraj, Gentjan Agaj, Flori Lime.

Më herët janë arrestuar Envis Gorellari, Fatjon Çiçi, Enea Sulejmani, Igli Begaj, Shkëlqim Ostreni.

Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës. Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës. /ZOOM.AL/