zoom

Lajme

Gazetarët protestë te Parlamenti para seancës, 30 sulme në një vit. Bardhi: Turpërojnë politikën!

Gazetarët janë mbledhur në protestë para Kuvendit, para seancës, për lirinë e medias, në prag të Ditës Botërore e Lirisë së Shtypit.

Në një prononcim, gazetari Isa Myzyraj u shpreh se është e paimagjinueshme të intimidohen nga politika. Për këtë vit raportohen të paktën 20 aulme, agresione dhe kanosje ndaj gazetarëve dhe mediave.

Mbështetje ndaj tyre para seancës, dha edhe kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili tha se liria e medias dhe shtypit duhet mbrojtur me ligj nga shteti dhe duhen dënuar aktet e sulmeve.

“I dënojmë sulmet ndaj medias. Liria e shtypi t është një nga shtyllat e demokracisë. Gazetarët e terrenit kanë vështirësitë tuaja ashtu si media ka qenë pre e autoritarizmit të Ramës. Janë raste që turpërojnë jo vetëm ata që e kanë kryer por të gjithë politikën. Në emër të grupit të PD keni mbështetjen e plotë tonën për të bërë punën tuaj”, tha ai.

“Gazetaria në Shqipëri është e mbushur me problematika, që nisin nga redaksia deri te përballja me politika dhe institucionet. Gazetarëve u është dërguar mesazhe personale nga persona të zgjedhur. Është e pamiagjinueshme që një i zgjedhur të shkruajë një mesazh personal dhe të intimidohen. Dita e sotme duhet të jetë alarm”, tha Myzyraj.

Gjithashtu foli edhe deputeti Toni Gogu, duke bërë ironi. “Vetëm ju mos t’ju cënojnë pa dashje (qesh)”, tha deputeti i PS-së, Toni Gogu para gazetarëve. /ZOOM.AL/