zoom

Aktualitet

E rëndë në Sarandë, 41-vjeçarja vdes e helmuar në spital. Çfarë dyshon Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë. Raportohet se një 41-vjeçare nga Finiqi, ka ndërruar jetë në spital ditën e sotme, në rrethana e motive që po hetohen ende.

Paraprakisht dyshohet se gruaja është vetëhelmuar, teksa u dërgua orët e vona të së mërkurës në urgjencë nga të afërmit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasja A. G., 41 vjeçe, banuese në Finiq, e cila dyshohet se është vetëhelmuar. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 41-vjeçarja ka humbur jetën”, njofton policia.

Një grup hetimor po ndjek rastin dhe po merr dëshmitë e familjarëve, për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve dhe faktorëve të tjerë të ngjarjes tragjike. Gjithashtu do pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes. /ZOOM.AL/