Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka vrarë të ëmën.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së mërkurës, rreth orës 01:06, në fshatin Restelicë të Dragashit. Sipas policisë, i dyshuari ka pasur probleme të shëndetit mendor. Viktima është rreth moshës 60-vjeçare.
Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në kokë.
I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit

