zoom

Lajme

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari vritet me thikë, një tjetër në gjendje kritike

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari vritet me thikë, një tjetër në gjendje kritike

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Castelfranco Veneto, në provincën e Trevisos, Itali.

Një i ri 20-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë në një përleshje të dhunshme që ndodhi jashtë lokalit “Baita a Lago”, rreth orës 04:00.

Sipas raportimeve të mediave italiane, konflikti dyshohet se ka nisur brenda në klub, ndoshta në pistën e vallëzimit, dhe është përshkallëzuar më pas jashtë, ku ka degjeneruar në përdorim armësh të ftohta. Përveç viktimës, një tjetër 22-vjeçar ka mbetur rëndë i plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet italiane kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes. Karabinierët kanë shoqëruar dy të rinj të tjerë të përfshirë në konflikt për t’i marrë në pyetje, ndërsa hetimet janë ende në vijim për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë akt të rëndë dhune./ Zoom.al

Postime të lidhura