Aplikacion
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. I riu shqiptar Angelo Kanapari, vetëm 20 vjeç, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë me motor.

Ngjarja ndodhi më 25 prill në rrugën “Modena” në zonën e Torrita di Siena. Teksa po udhëtonte me motorin e tij, Angelo pësoi një aksident të rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital, ku për disa ditë qëndroi në gjendje kritike për jetën. Më 30 prill, plagët e marra rezultuan fatale dhe i riu ndërroi jetë.
Familjarët e tij kanë reaguar me dhimbje të thellë në rrjetet sociale. Babai i Angelos, gjatë ditëve që djali i tij luftonte për jetën, publikoi një mesazh prekës: “Forca dashuria e babit dhe mamit”.
Ndërkohë, lajmin për ndarjen nga jeta të të riut e konfirmoi edhe xhaxhai i tij, i cili në një postim të dhimbshëm shkroi:
“Ndahet nga jeta në një aksident tragjik me motor nipi im Angelo Kanapari në moshë të re, duke lënë në pikëllim nënën Brunilda, babain Ferik, vëllain Aleksandër, gjyshërit, gjyshet, miqtë dhe shokët e tij”.