Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat, ku një person u vra me armë gjahu.
Sipas policisë, autori i krimit është 53-vjeçari me inicialet Dh. K.. Ai vrau nga pakujdesia fqinjin e tij me inicialet A. T..
Policia njoftoi se 53-vjeçari kishte marrë armën e gjahut dhe po përpiqej të qëllonte një kafshë të egër, por një nga plumbat ka kapur fqinjin e tij.
Ky i fundit ndërroi jetë nga plagët e rënda, ndërsa 53-vjeçari u arrestua nga policia./ Zoom.al
