Aplikacion
Momente të veçanta familjare janë ndarë nga Prince Leka II gjatë një aktiviteti në Tepelenë, ku ai është shfaqur i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, dhe vajza, Princess Geraldine.
Në imazhet e publikuara, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është afrimiteti mes Geraldinës dhe Blertës. E vogla shihet e përqafuar me bashkëshorten e re të princit, një moment që është komentuar gjerësisht në rrjet dhe është interpretuar si një shenjë e një marrëdhënieje të ngrohtë mes tyre.

Postimi është shoqëruar edhe me një mesazh nga Leka, i cili e cilëson praninë e familjes si një kënaqësi të veçantë gjatë këtij aktiviteti përkujtimor.

Princ Leka II kurorëzoi pak javë më parë lidhjen me Blerta Celibashi, pas ndarjes nga Elia Zaharia. Që prej asaj kohe, çdo paraqitje e tyre publike ka tërhequr vëmendje, sidomos për dinamikën familjare dhe raportin me vajzën e tij.