zoom

Lajme

Fejohen Princ Leka II dhe Blerta Celibashi, detaje nga ceremonia private mbretërore

Fejohen Princ Leka II dhe Blerta Celibashi, detaje nga ceremonia private mbretërore

Princ Leka II, së bashku me fotografen Blerta Celibashi, i kanë dhënë fund beqarisë përmes fejesës.

Ceremonia u zhvillua një ditë më parë, 11 tetor 2025, në Ksamil, në një mbledhje private mes familjarëve dhe miqve të ngushtë të çiftit.

Oborri Mbretëror Shqiptar, ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me fejesën mbretërore, teksa shpreh mirënjohjen e familjes për të gjitha urimet.

“NJOFTIM ZYRTAR
Familja Mbreterore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve me Zonjushën Blerta Celibashi.
Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.
Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm”, 
thuhet në njoftimin zyrtar të Oborrit Mbretëror. Zoom.al/

Postime të lidhura