zoom

Lajme

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër të një djali, emri që kanë zgjedhur

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër të një djali, emri që kanë zgjedhur

Princ Leka 44 vjeç dhe bashkëshortja e tij, 26 vjeçarja Blerta Celibashi, janë bërë prindër të një djali.

Vogëlushi ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30 dhe është pagëzuar me emrin Aleksandër, duke sjellë gëzim në familjen mbretërore.

Çifti e bëri publike lidhjen rreth një vit më parë, ndërsa në mars të këtij viti kurorëzuan dashurinë me një ceremoni private. Lajmi për ardhjen në jetë të djalit shënon një moment të rëndësishëm për familjen e tyre.

Princ Leka është gjithashtu baba i Geraldinës, vajzës nga martesa e tij e parë me Elia Zaharian 43 vjeçe e cila u divorcua nga princi pasi në mes tyre hyri Blerta. Martesa e tyre u zgjidh zyrtarisht në prill 2024, ndërsa pas ndarjes pati një periudhë të shoqëruar me përplasje familjare që morën vëmendje të gjerë mediatike.

Postime të lidhura