zoom

Kosova

E paprecedentë në Prishtinë, sorrat sulmojnë dhe plagosin 26 qytetarë

E paprecedentë në Prishtinë, sorrat sulmojnë dhe plagosin 26 qytetarë

Një ngjarja e paprecedentë dhe gati e mistershme për natyrën e saj, raportohet se ka ndodhur në Prishtinë.

Nga mediat kosovare mësohet se vetëm muajin e fundit, 26 persona janë drejtuar në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga ‘sulmet’ e sorrave.

Së fundmi një qytetare në Dardani është sulmuar nga një sorrë dhe më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me një qytetare tjetër, sipas mediave, e cila është detyruar të marrë edhe një vaksinë kundër infeksionit që mund të shkaktohet pas plagëve nga shpendi grabitqar. /ZOOM.AL/