zoom

Aktualitet

E mitura shqiptare humbi jetën pasi u mbyt në pishinë, flasin familjarët

E mitura shqiptare humbi jetën pasi u mbyt në pishinë, flasin familjarët

Detaje të reja kanë dalë nga vdekja tragjike e 4-vjeçares shqiptare, që u gjet e mbytur në pishinën e një vile në Paksos, pranë shtëpisë ku jetonte me familjen e saj.

Nëna, babai dhe gjyshi i 4-vjeçares shqiptare kërkua për të dëshmuar para gjykatës.

Prokurori ngriti padi penale kundër tre të afërmve të vajzës për ekspozimin e të miturës në rrezik, pasi nëna, babai dhe gjyshi ishin në shtëpi dhe po flinin kur 4-vjeçarja u zhduk.

Të afërmit e 4-vjeçares deklaruan se ajo po luante në korridorin e shtëpisë dhe se zhdukja e saj ishte diçka e papritur dhe ndodhi brenda pak minutash.

Të afërmit, sapo kuptuan zhdukjen e vajzës, njoftuan policinë dhe filluan kërkimin e saj me fqinjët dhe oficerët e policisë, por pa sukses.

4-vjeçarja u gjet pa ndjenja pak kohë më vonë në pishinën e një vile disa metra larg shtëpisë familjare, nga kuzhinieri që kishte shkuar atje për të punuar.

Mjekët e Qendrës shëndetësorë të Paksosit bënë përpjekje për ta sjellë në jetë të miturën por nuk ja dolën.

Postime të lidhura