Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin Paxos të Greqisë, ku një vajzë 4-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht pasi u mbyt në një pishinë.
Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, rreth orës 15:00. E mitura po luante në kopshtin e shtëpisë së saj kur, për pak minuta, i shpëtoi vëmendjes së nënës.
Pas kërkimeve të familjarëve dhe fqinjëve, ajo u gjet pa shenja jete në një pishinë rreth 150 metra larg banesës, në një vilë që në atë moment ishte bosh. Në vilë ndodhej vetëm kuzhinieri.
E mitura u transportua menjëherë në Qendrën Shëndetësore të ishullit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të shpëtohej.
Nëna e fëmijës është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në komisariatin e Paxos për të dhënë sqarime për ngjarjen./ Zoom.al