zoom

Aktualitet

“E ka bërë Çeti, aeroportin si biznes lagje”- Sipërmarrësi: Monopoli s’të lë të çash bllokadën

Sipërmarrësi Zak Topuzi ka denoncuar se në aeroportin e Rinasit çmimet dhe rregullat vendoset nga Shefqet Kastrati sipas qejfit të tij.

Në një postim në Facebook, shkruan se “Çeti Aeroportin si biznes lagje”, ndërsa shton “monopoli nuk të le të çash bllokadën, s’ke kujt i ankohesh”.

“Në  Shqipëri është  vend çudirash !! E ka bërë Çeti Aeroportin si biznes lagje 😝 bën çfarë ti dojë qefi. Qe dje, nuk lejohet te presësh njerëzit me tabelë ku shkruhet subjekti pritës apo emri i klientit !!

Autoveturën 7+1 ( sipas lejes qarkullimit mjetit) e quan “Furgon” dhe duhet të paguash për parkim nga 150 lek tani në 500 lek !!!

“Monopoli nuk të le të çash bllokadën”, ske kujt i ankohesh”, shkuran ai.