Aplikacion
Vedat Muriqi gjendet në majën e karrierës së tij. Spanja ka rezultuar kampionati i duhur për të dhe këtë e dëshmojnë statistikat e sulmuesit.
29-vjeçari ka treguar se ka një marrëdhënie të ngushtë me golin dhe se di të jetë produktiv në zonën e rreptësisë.
Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e tjera.
Mediat spanjolle raportojnë se “piratin” e duan në Madrid.
Mësohet se Atletico Madrid po shqyrton opsionin për të blerë kartonin e Muriqit në merkaton e verës.
Sulmuesi shqiptar do të ishte një vlerë e shtuar për Simeonen, teksa “9”-shat tipik si ai janë të rrallë në qarkullim.
Një mundësi e artë për Muriqin, që nuk vjen shpesh në karrierë. /zoom.al/
Meteorologia paralajmëron: Shqipërinë e pret një valë e fortë të nxehti, temperaturat deri në 40°C