Aplikacion
Autoritetet shëndetësore italiane janë vënë në gatishmëri pas dyshimeve për një rast të mundshëm me hantavirus në jug të vendit. Një 25-vjeçar nga Kalabria pritet të transferohet në spitalin e sëmundjeve infektive në Romë, pasi ka shfaqur simptoma që lidhen me virusin.
Sipas mediave italiane, i riu kishte udhëtuar me një avion të kompanisë KLM së bashku me një grua që vinte nga Afrika e Jugut dhe që më pas humbi jetën. Pas identifikimit të rastit, autoritetet vendosën ta izolonin të riun në karantinë për monitorim të specializuar.
Ai do t’i nënshtrohet analizave laboratorike për të përcaktuar nëse është i infektuar me hantavirus. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për rezultatin e testit, por rasti ka ngritur shqetësime për shkak të frikës nga përhapja e mundshme e virusit në Europë./ Zoom.al