Aplikacion
Dy vëllezër janë paraqitur gjatë natës në spital me dëmtime në këmbë.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale K. Rr. (L.), banues në Laç, me plagë në këmbë dyshohet me armë zjarri, si dhe vëllai i tij me iniciale K. G. (L.), i cili rezulton i dëmtuar në këmbë nga një ndrydhje.
Sipas deklarimeve paraprake, ata kanë thënë se janë dëmtuar nga disa persona të panjohur, në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica” në Tiranë.
Të dy vëllezërit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshohet se gjatë konfliktit mund të jetë përdorur armë zjarri. Autoritetet po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe sqarimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec