zoom

Slider

Duka: Nuk jemi në ëndërr! Fitorja na përket ne, të festojmë të gjithë së bashku

Duka: Nuk jemi në ëndërr! Fitorja na përket ne, të festojmë të gjithë së bashku

Shqipëria mori një fitore të madhe në Air Albania duke mposhtur Çekinë me shifrat 3-0. Kuqezinjtë hedhin kështu një hap të sigurt drejt Euro 2024, verën e ardhshme në Gjermani teksa kryesojnë Grupin E me 13 pikë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

“Nuk jemi në ëndërr! Fitorja na përket NE. 3 pikët na përkasin NE. TRE GOLA i shënuam ne! Vendi i parë është i yni! Ky është padyshim tetori më i bukur i 8 viteve të fundit. Gjithmonë fatsjellës për ne. 8 vite më parë u kualifikuam në finalet e “EURO 2016” ndërsa sot jemi shumë pranë finaleve të Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Çfarë emocionesh! Çfarë nate! Çfarë lojtarësh! Çfarë tifozerie! Kjo Kombëtare di vetëm të na lumturojë, të na mbushë sytë me lot gëzimi. Fjalët janë të pakta për të përshkruar fitoren e sotme. Çekia ishte kundërshtari më në formë i këtij grupi, por kjo Kombëtare është padyshim një tjetër nivel. E pakrahasueshme! E merituam plotësisht, ndaj le të këndojmë e të festojmë të gjithë bashkë sonte kudo ku ka shqiptarë. Edhe dy ndeshje kanë mbetur. Edhe dy finale drejt ëndrrës ‘Gjermani 2024’.

Faleminderit lojtarë, faleminderit stafi teknik. Një falënderim të veçantë meriton edhe tifozeria jonë për sjelljen e përkryer dhe për mbështetjen e pakursyer ndaj Kombëtares. Shqipëri, sa fort të duam!”, shkruan Duka. /zoom.al/