zoom

Lajme

“Dua s*ks të shpejtë”/ Dea Vieri tregon çfarë i ndodhi kur ishte 17 vjeçe

Ish-banorja e Big Brother VIP, Dea Vieri ka rrëfyer sesi është ngacmuar seksualisht në moshën 17-vjeçare.

Ajo ka treguar gjatë një interviste se kur kërkonte punë si kameriere në një lokal, dikush i kërkoi të kryenin marrëdhënie seksuale.

Dea Vieri ka shpjeguar se ai ishte burrë i madh në moshë dhe i martuar.

“Unë personalisht ngacmimin tim të parë seksual e mbaj mend kur kam qenë 17 vjeçe e gjysmë. Kërkoja punë si kameriere në një nga baret e lagjes sime aty. Takova zotërinë që ishte pronari. Më la një orar pune, ai mund të ishte diku te 32-35 vjeç, kishte nuse dhe fëmijë se më tregoi. Është një nga historitë më traumatizuese të jetës sime sepse ai më ka thënë troç: “Shiko, flasim troç se unë nuk kam kohë për të humbur. Unë dua seks dhe dua seks të shpejtë”.

Unë isha 17 vjeç dhe normalisht u trondit, isha një vajzë e vogël. Nuk kisha pasur ndonjëherë përballje të tilla. U shmanga, u stepa dhe nuk e di ku gjeta guximin dhe fillova të bëja moral. “Ti je burrë i martuar, ke fëmijë, si nuk të vjen turp”. Situata degradoi. Ai u revoltua shumë, nuk donte t’ia dinte fare se isha edhe minorene. Nuk bëra asnjëherë denoncim dhe me thënë të drejtën këtë histori nuk ia kam thënë as nënës sime se nuk doja t’a bëja meral”, ka treguar Dea Vieri.