zoom

Lajme

Drini Zeqo dhe Dea Vieri të lidhur bashkë? Fotot që “bënë lëmsh rrjetin”: Me një bebush

Pas dy fotove të postuara në “Instagram”, të gjithë po mendojnë se ish-banorët e Big Brother VIP, Drini Zeqo dhe Dea Vieri po përjetojnë një romancë së bashku.

Ata kanë pozuar të dy së bashku para kamerës, ndërsa në foton e dytë, Drini e puth Dean dhe në postim shkruajnë: “Shfletoje foton për lumturinë”, duke iu referuar kështu fotos së dytë.

Vetë Drini ka shkruar në koment: Nuk mund të ishte rastësi, ndërsa Dea i kthen përgjigje me zemra.

Në komente, thuajse të gjithë urojnë çiftin për lidhjen. Mes tyre është moderatori Ronaldo Sharka, që shkruan: “Urime! U plakshit bashkë dhe me një bebush. I lumtur për ju.”

Të jetë ky çifti më i ri i showbizit shqiptar?