Aplikacion
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është sulmuar nga një person në një klub nate në Budva.
Abazoviç mësohet se po ndiqte perfomancën e Dino Merlin, kur një person iu është afruar dhe e ka ofenduar duke u krijuar rrëmujë e kaos, sipas medias serbe Kurir.
Sigurimi i kryeministrit Abazoviç raportohet se ka reaguar duke hedhur gaz lotsjellës dhe e kanë larguar nga diskoteka.
Ndërkohë mësohet se gjendja e Abazoviç është e mirë dhe nuk është lënduar.
Policia po heton ngjarjen dhe po punon për identifikimin e autorit që tentoi të sulmojë kryeministrin e Malit të Zi.
