zoom

In Zoom

Drejtoresha e re e QSUT, 2.3 milionë euro për mobilim zyrash

TIRANË – Në një kohë që mungojë ilaçet dhe pajisjet e teknologjike spitalore, drejtuesit e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë kanë menduar se si të zbukurojnë zyrat. Bëhet fjalë për një tender që u ka kushtuar në kurriz qytetarëve shqiptar plotë 2.3 milion euro.

Tenderi në fjalë për “blerje orendi dhe pajisje për mobilim zyrash për QSUT” i ndarë në dy lote, është publikuar më 04 shkurt të këtij viti.

“FORMULARI I NJOFTIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË TË SUKSESSHËM NË MARRËVESHJEN KUADËR
Procedura e prokurimit: “Procedurë e Hapur mbi kufirin e lartë monetar”, Marrëveshje Kuadër me disa
operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara, me objekt: “Blerje orendi dhe pajisje per mobilim zyrash (ndarë në 5 Lote) ”, mallra, me fond limit të Marrëveshjes Kuadër: 283,063,243 (dyqind e tetëdhjetë e tre milion e gjashtëdhjetë e tre mije e dyqind e dyzet e tre) Lekë pa TVSH me nr reference të procedurës REF-23823-04-02-2022.
Përshkrim i shkurtër i kontratës: Loti 5 “Blerje orendi dhe paisje per mobilim zyrash për Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza” me afat te marreveshjes kuadër 1 (një) vit , me fond limit të marrëveshjes kuadër: 147,864,531 (njëqind e dyzetë e shtatë milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e pesëqind e tridhjetë e një) lekë (pa TVSH), Reference REF-23833-04-02-2022.”

Të dhënat e mësipërme i përkasin vetëm një loti, prej 1.2 milion eurosh. Në përfundim të garës, tre operatorë ekonomikë janë shpallur të suksesshëm.

“1. RO-AL” SH.P.K J61811001M Emri i plotë i shoqërisë numri i NIPT-it
Vlera: 74,993,500 (shtaëdhjetë e katër milion e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e pesëqind) lekë pa TVSH (me numra dhe fjalë)
Adresa: “Dëshmorët e Kombit”, Nd. 1, 1001, Ministria e Brendshme, Tiranë, Shqipëri. Tel. +35542247865,
www.abp.gov.al

2. “MUCA” SH.P.K K01421002H Emri i plotë i shoqërisë numri i NIPT-it
Vlera: 111,821,900 (njëqind e dymbëdhjetë million e tetëqind e njezetë e një mijë e nëntëqind) lekë pa TVSH (me numra dhe fjalë)
3. “ARDENO” SH.P.K K11804001T Emri i plotë i shoqërisë numri i NIPT-it
Vlera: 139,746,492.77 (njëqind e tridhjetë e nëntë million e shtatëqind e dyzetë e gjashtë mijë katqërqind e nëndhjetë e dy pikë shtatëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH (me numra dhe fjalë)”

Tenderat për mobilim zyrash me vlera milona euro vijnë në një kohë kur auditimet kanë konstatuar se Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT-së ka mungesë të shumë medikamentesh, kryesisht të atyre që përdoren për kurimin e sëmundjeve tumorale. Prej 2 dhjetorit 2021, QSUT drejtohet nga Albana Fico. /Zoom.al