Aplikacion
Tanguy Ndombele, pasi fitoi titullin në Serie A sezonin e kaluar me Napolin, u kthye gjatë verës te Tottenham, klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.
Megjithatë ai vendosi të largohej sërish nga Londra për të shkuar në Turqi te Galatasaray.
Aventura në Stamboll nuk po shkon ashtu siç e kishte menduar, edhe për faj të tij dhe kequshqyerjes.
Ndombele është mbipeshë dhe për këtë shkak ka luajtur vetëm një ndeshje titullar.
Shkaku lidhet me kequshqyerjen. Pas ndeshjen me Bayern në Champions, Ndombele porositi një hamburger në hotel dhe u kap në “flagrancë” nga trajnerin Okan Buruk.
Për këtë arsye, Buruk vendosi ta largonte nga skuadra mesfushorin der në momentin që do të rifitojë gjendjen e duhur fizike. /zoom.al/