Aplikacion
Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me një kërkesë për të mos u vendosur “në kafaz metalik në gjykatë”, duke e quajtur atë një trajtim “poshtërues dhe çnjerëzor”.
Sipas dokumentit, Meta kërkon që praktika e vendosjes së të pandehurve në kafaz të ndërpritet menjëherë dhe që ai të trajtohet me dinjitet, sipas standardeve të procesit të rregullt ligjor. Ai shton se derisa kjo masë të hiqet, nuk do të zhvillojë seanca gjyqësore.
Meta thekson gjithashtu rëndësinë e respektimit të prezumimit të pafajësisë dhe trajtimit dinjitoz të çdo të pandehuri gjatë procedurave gjyqësore.
“Kjo praktikë duhet menjëherë të ndërpritet dhe i pandehuri duhet të trajtohet me dinjitet dhe sipas standarteve të procesit të rregullt ligjor. Derisa të merren masat që kjo shkelje e dinjitetit njerëzor vendosur me qëllim poshtërues të hiqet, ne nuk do të zhvillojmë seanca gjyqësore. Besojmë dhe shpresojmë se do merren masa për rikthimin e normalitetit dhe gjykimi të vazhdojë sipas standartit të prezumimit të pafajësisë dhe dinjitetit njerëzor”, thuhet në kërkesë./ Zoom.al



Nuredin Dumani edhe në sherret e Shkodrës, 200 mijë euro për të vrarë mikun e Ibrahim Licit