zoom

Aktualitet

Dogana sekuestron qindra telefonë dhe pajisje elektronike

Dogana sekuestron qindra telefonë dhe pajisje elektronike

Strukturat e Doganës në Rinas kanë sekuestruar 920 pajisje elektronike gjatë kontrolleve të fundit të ushtruara në kuadër të zbatimit të ligjit.

Sipas njoftimit, mes mallrave të bllokuara ndodhen 510 telefona celularë të modeleve të ndryshme, si dhe pajisje të tjera elektronike të markave të njohura si Apple dhe Samsung.

Veprimi është ndërmarrë pasi autoritetet doganore kanë konstatuar indicie për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Dyshimet lidhen me mundësinë që produktet të mos përmbushin kriteret ligjore për tregtim, duke ngritur pikëpyetje mbi origjinën dhe autenticitetin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të kontrolleve për respektimin e ligjshmërisë, Dega Doganore Rinas ka bllokuar 920 pajisje elektronike të markave Apple dhe Samsung, mes tyre 510 celularë të llojeve të ndryshëm 📱
Bllokimi u krye në dyshimin për cënim të të drejtave të pronësisë intelektuale.
🔎 Strukturat doganore po vijojnë verifikimet e mëtejshme për rastin.
🇦🇱 Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit./ Zoom.al

Postime të lidhura