zoom

Lajme

“Do zgjidhja vjehrrin para tij“- Mariana Kondi rrëfen takimin me të atin pas 50 vitesh: S‘ndjeva asgjë

“Do zgjidhja vjehrrin para tij“- Mariana Kondi rrëfen takimin me të atin pas 50 vitesh: S‘ndjeva asgjë

Aktorja e njohur Mariana Kondi ka ndarë një rrëfim të rrallë për jetën e saj personale, duke folur hapur për marrëdhënien me babanë, me të cilin kishte kaluar thuajse gjithë jetën pa kontakt.

Ajo tregoi se takimi me të atin pas 50 vitesh nuk i shkaktoi asnjë ndjesi emocionale, duke theksuar se mungesa e tij gjatë rritjes e kishte bërë të mësohej pa praninë e tij.

“Kur kalon shumë kohë dhe ti rritesh pa atë njeri, nuk ndjen. Pas 50 vitesh, kur e takon, thjesht e shikon”, u shpreh aktorja.

Madje, Kondi theksoi se lidhja emocionale me babanë ishte aq e dobët, sa në një zgjedhje mes tij dhe vjehrrit, do të zgjidhte këtë të fundit. “Nëse do më pyesësh babanë tim apo babanë e Tanit, unë zgjedh babanë e Tanit. Ishte ai që më qëndroi pranë, më mësoi shumë gjëra. Unë nuk e kisha babanë tim”, tha ajo.

Në rrëfimin e saj, aktorja ndau edhe vështirësitë e fëmijërisë pa figurën e babait, duke vlerësuar sakrificat e nënës së saj, e cila i rriti e vetme fëmijët. Ajo tregoi se e ëma nuk krijoi më një lidhje tjetër dhe nuk foli kurrë keq për babanë e saj.

“Mamaja ime nuk u dashurua më kurrë. Ajo ishte gjithmonë pranë nesh dhe jetoi për ne. Nuk foli asnjëherë keq për të”, u shpreh Kondi në podkastin e Grida Dumës.

Aktorja zgjodhi të mos zbulojë arsyen e ndarjes së prindërve, duke e cilësuar si një histori që nuk dëshiron ta bëjë publike.

Rrëfimi i aktores:

Mendoj se njeriun kush e rrit, ai është baba botë e gjithçka. Nuk vë dot asgjë para mamit. Kur kalon shumë kohë e ti rritesh dhe takon, ti nuk ndjen. Pas 50 vitesh, ti kur e takon e shikon dhe thua.. E imagjinon… nëse ti do më pyesësh babanë e Tanit apo babanë tim, unë zgjedh babanë e Tanit.

Ishte ai njeri që mua më sillte kafetë, më mësoi politikën. Kur ke një rehati të mirë si mos ta duash atë. Unë nuk e kisha babanë tim. Nuk ka të tretë por është një histori që nuk tregohet. Mamaja ime nuk u dashurua asnjëherë, sa herë e mendoj.

Nuk është se ishte një femër jo e bukur. Ajo ishte bjonde me sy blu, të gjithë e donin. Ajo kurrë nuk foli keq për të. Kur ne nuk shikoheshim me babanë, ajo nuk reagonte. Kur unë u martova, i thashë mama pse nuk e ke bërë diçjka të tillë. Më thonte: Jo, kur ju shikoj juve mirë dhe unë jam mirë. Nuk e donte asnjëherë martesën. Ajo ishte gjithmonë para-prapa meje dhe vëllait tërë jetën.