zoom

Aktualitet

“Do të reduktojmë edhe më shumë urbanët”! Shoqata e Transportit paralajmëron: Nëse qeveria nuk merr masa…

Shoqata e Transportit Urban ka dalë në një deklaratë për media, pasi ditën e djeshme morën vendimin që të reduktonin me 50% numrin e urbaneve.

Në deklaratë përfaqësuesi i shoqatës së Transportit u shpreh se ky vendim është marrë për shkak të rritjes së naftës, që sipas tij ka ndikuar në ekonomin e tyre, teksa tha se po falimentojnë.

Ndër të tjera u paralajmërua se nëse nuk do plotësohen disa nga kërkesat e tyre do të reduktohet akoma më shumë numri i urbaneve.

“25 milionë lekë në ditë kosto. Kjo ka rënduar mbarëvajtjen. Duke u rritur çmimet na ka shkaktuar një ankth dhe frikë. Duke qenë një sektor kaq i madh që është urë lidhëse. Kemi ndjerë një neglizhencë të madhe duke na shpërfillur dhe duke mos u ulur në tavolina të përbashkëta. Në fakt sic e keni parë ka pasur një rritje edhe shporta bazë ka pasur rritje.

Ne kemi kërkuar indeksimin e çmimit, që të shohim se ku janë të ardhurat e shërbimit të transportit. Kemi të ardhura vetëm nga bileta. Duhet të ulemi e të shohim një gjuhë të përbashkët për plotësimin e kërkesave, që të mos shkojmë te rritja e çmimit.

Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar drejtpërdrejt dhe shumë prej subjekteve po falimentojnë. Ashtu sic e kemi bërë me dije me kolegët ne kemi paralajmëruar këtë do shkojmë edhe më tej në reduktim të urbaneve”, tha ai ndër të tjera.