zoom

Lajme

“Do njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve” – Çfarë po paralajmëron Kryemadhi?

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli për mediat pasi doli nga SPAK, ku ishte në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe për të ankimuar vendimin e GJKKO-së.

Ajo paralajmëroi se do të flasë së shpejti për disa të vërteta, të cilat i ka konstatuar në dosje.

Sipas Kryemadhit, prokurorët kanë kryer shkelje ligjore, për të cilat ajo u shpreh se do të bëhen publike shpejt.

“Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem me padrejtësitë që bëhen. Po bëj mbrojtjen time ligjore, kam konstatuar një sërë shkeljesh ligjore të akuzës. Këto do të kundërshtohen me fakte që do të vërtetojë të kundërtën e asaj që shkruhet. Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të gjithësisë”, tha Monika Kryemadhi.

Postime të lidhura