Aplikacion
Dinamo City zyrtarizoi sot pasuesin e trajnerit Luigi Di Biagio.
Blutë rikthejnë në krye të stolit trajneri Dritan Mehmeti, i cili e njeh mirë ambientin dinamovit duke qenë se e drejtoi skuadrën edhe në sezonin e kaluar duke i rikthyer në elitë.
Pjesë e stafit të trajnerit Mehmeti janë edhe Fatjon Tafaj si ndihmës trajner, Ilir Bozhiqi përgatitës i portierëve si dhe Korrado Sakone përgatitës atletik.
“E kisha të thjeshtë vendimin, sepse jam djalë i shtëpisë te Dinamo. Kemi marrë përgjegjësinë për ta ndryshuar situatën, mentalitetin e skuadrës. Të gjithë bashkë do të bëjmë gjithçka për të mirën e Dinamos. Falënderoj presidentin Adrian Bardhi dhe klubin për besimin që më kanë dhënë. Presidenti jep gjithçka për ekipin, ai dhe tifozët janë pjesa më e pafajshme në këtë situatë. Koha besoj do të na japë të drejtë. Tani është koha të punojmë”, tha trajneri Mehmeti mes të tjerash. /zoom.al/