zoom

Kosova

Dimal Basha zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës, hapet rruga për formimin e qeverisë

Dimal Basha zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës, hapet rruga për formimin e qeverisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, shqiptaro  amerikani Dimal Basha, është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai mori 73 vota pro. Kundër ishin 30 deputetë dhe  tri abstenime.

Pro emrit të tij votuan edhe një grup i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ishte hera e dytë që emri i Bashës u propozua për kryeparlamentar, ndërsa ishte emri i pestë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Dimal Basha është një shqiptaro-amerikan i lindur dhe rritur në Kosovë. Ai u zhvendos në SHBA në vitin 2007, ku mori diplomën e tij të parë dhe të dytë. Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate./Zoom.al

Postime të lidhura