Aplikacion
Kosova po përjeton gjatë këtyre ditëve një valë nxehtësie dhe autoritetet kanë marrë për të kufizuar lëvizjen për disa nga grupet më vulnerabël dhe që janë më të ekspozuar ndaj temperaturave të larta.
Sipas një urdhri të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, nga data 13 deri më 20 korrik, kujdes duhet të tregojnë gratë shtatzëna.
Ato duhet të lirohen nga puna gjatë shtatë ditëve të ardhshme ose duhet t’u mundësohet të bëjnë punë nga shtëpia.
Një tjetër kategori që preket nga urdhri është ajo e punëtorëve me sëmundje kronike, të cilët duhet të punojnë me orar të shkurtuar, deri në katër orë në ditë.
Po ashtu, vendimi i ministrisë ndalon punën në ndërtimtari në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në orën 17:00, në të gjithë vendin.
Ministria tha se, varësisht se si do të jenë temperaturave gjatë këtij muaji dhe muajit gusht, ajo mund të ndërmarrë masa të tjera.
Këtë të premte temperaturat në Kosovë arritën deri në 36 gradë dhe sipas meteorologëve, vala e nxehtësisë do të vijojë për të paktën një javë.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës