Aplikacion
Në Komunën e Vevçanit në Maqedoni të Veriut, u mbajt këtë të martë manifestimi tradicional “Karnavali i Vevçanit”, me rastin e Vitit të Ri sipas kalendarit të vjetër Julian.
Karnavali i Vevçanit është i njohur për faktin se në mënyrë satirike, përmes maskave dhe kostumeve të ndryshme, paraqet ngjarjet që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar në vend, rajon, por edhe në botë.
Mes “të kqijave” që janë eksppzuar në karnavale është shfaqur ministrja shqiptare e çudirave, “Diella” dhe krijuesi i saj, kryeministri Edi Rama.
https://www.instagram.com/reel/DTdgHu2Dmq6/?igsh=MXRncm85eWFzbnRxOA==
Karnavali zgjat dy ditë, ndërsa nesër të gjithë pjesëmarrësit i djegin maskat, me simbolikën se e keqja nuk do të përsëritet.
Maskat ruhen në fshehtësi të madhe dhe kurrë nuk përsëriten në ndonjë nga karnavalet pasuese.
Zoom.al/