Aplikacion
Nga të përzierat e mëngjesit deri te artriti, xhenxhefili është përdorur për dekada për të trajtuar një sërë sëmundjesh falë vetive të tij anti-inflamatore.
Por tani, shkencëtarët thonë se suplementet e këtij përbërësi të kuzhinës mund të ndihmojnë në rregullimin e diabetit të tipit 2, duke ulur ndjeshëm nivelet e glukozës në gjak dhe duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, dështimit të veshkave dhe goditjes në tru.
Diabeti, i quajtur shpesh “vrasësi i heshtur”, është një kërcënim në rritje. Faktorët e stilit të jetës, siç është mbipesha, rrisin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kësaj gjendjeje, gjë që shpjegon edhe rritjen dramatike të rasteve.
Në studimin e ri, të botuar në Frontiers in Pharmacology , shkencëtarët amerikanë analizuan pesë meta-analiza të hulumtimeve të mëparshme për të shqyrtuar nëse xhenxhefili mund të ndihmojë në trajtimin e inflamacionit, stresit oksidativ, një faktor rreziku për sëmundje serioze si kanceri, të vjellat e mëngjesit dhe diabetin e tipit 2.
Studiuesit zbuluan se xhenxhefili kishte përfitime në të katër rastet, me një reduktim të ndjeshëm të shënuesve kryesorë të inflamacionit dhe një reduktim të të përzierave dhe të vjellave gjatë shtatzënisë.
Megjithatë, zbulimi më interesant ishte efekti i fortë i xhenxhefilit në rregullimin glicemik, pasi i ndihmonte pacientët të menaxhonin më mirë karbohidratet, të cilat rrisin nivelet e sheqerit në gjak.