zoom

Aktualitet

Detajet nga dosja/ Dëshmia e Nuredin Dumanit “fundosi” Visin e Pojës

Detajet nga dosja/ Dëshmia e Nuredin Dumanit “fundosi” Visin e Pojës

“Një ndër grupet më të fuqishme të vendit”. Kështu e quajti kreu i SPAK grupin e goditur nga antimafia në Durrës ditën e sotme, me eksponent kryesor Ervis Doçin, nipin e Xhevdet Troplinit.

Sipas dosjes italiane, një element kyç në zbardhjen e aktivitetit të kësaj organizate kriminale ka qenë dëshmia e të penduarit të drejtësisë shqiptare Nuredin Dumani, një person i njohur për lidhjet e tij në botën e krimit në Shqipëri.

Dumani, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare në kuadër të hetimeve të SPAK, ka dhënë dëshmi të detajuara mbi funksionimin e organizatave kriminale në të cilat ka qenë i përfshirë, përfshirë dhe lidhjet me grupin e Troplinit.

Operacioni mbulon një periudhë kohore nga viti 2016 deri në qershor të vitit 2022 dhe përbën një nga ndërhyrjet më të mëdha të koordinuara kundër trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

Postime të lidhura