zoom

Politikë

Detajet/ Ku e ndoqi Meta seancën për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e tij

Ilir Meta kishte zgjedhur të ishte afër Parlamentit në kohën kur në sallë deputetët e mazhorancës që kanë edhe 4 muaj mandat u mblodhën për ta shkarkuar.

Brenda parlamentit po votohej ngritja e Komisionit Hetimor Parlamentar që do të mbledhë faktet për shkeljet kushtetuese të Metës.

Sot u paraqitën pretendime të tilla se ai ka prishur marrëdhëniet me amerikanët, njësoj si dikur armiqtë e komunizmit kishin prishur marrëdhëniet me Kinën, Rusinë apo Jugosllavinë.

Një gazetar i Zoom.al e pa presidentin të qëndronte gjatë gjithë kohës së diskutimeve në kafenenë e qendrës Toptani, që sheh nga oborri anësor i Kuvendit, në shoqërinë e këshiltarit të tij, Dritan Ylli.

Me pas, tavolinës i është bashkuar edhe deputeti socialit Anastas Angjeli.

Ndërkohë në të njëjtën kafene ishin edhe disa deputetë të tjerë, por që nuk patën kontakt me presidentin, si Spartak Braho, Musa Ulqini, Ulsi Manja, Lavdrim Krashi etj.

Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një zgjedhje të qëllimshme apo rastësore të zonës nga kreu i shtetit për të konsumuar kafenë pikërisht në kohën kur pak metra me larg po vendosej edhe njëherë për fatin e tij në presidencë. /Zoom.al