zoom

Aktualitet

DETAJE/ Si i trafikonin emigrantët e paligjshëm policët e Rinasit. Zbardhet skema

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i AMP, që goditi një rast të trafikimit të emigrantëve përmes pikave të kalimit kufitar.

Gjatë aksionit u pre urdhër-arresti për policët e Rinasit, Eno Sulejmanaj dhe Birken Terziu, ndërsa Sokol Xhika, Aris Drini dhe Ermal Mesi u vendosën në arrest shtëpie.

Hetimet përfshinë edhe efektivët Enkis Aliaj, Argil Hasa, Ylli Prençi dhe Rei Shentjolli që janë nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen se që prej marsit 2023, deri në mars të këtij viti kanë ndihmuar emigrantët e paligjshëm të futen drejt BE.

Sipas burimeve, agjencia në emër të Sulejmanajt “Bus Albania” priste bileta avioni për persona të ndryshëm që nuk udhëtonin dot drejt BE. Dyshohet gjithashtu se Eno Sulejmanaj kishte kontakte me efektivin Briken Tereziu.

Ky i fundit përmes kolegëve të tij, lejonte udhëzimin e personave të jashtëligjshëm për të kaluar kufirin përmes shumave monetare.

Briken Tereziu është shpallur në kërkim, pasi ende nuk është arrestuar. Të gjithë efektivët akuzohen për shpërdorim detyre. Ndërsa Sulejmanaj akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.