Aplikacion
Gjykata e Tiranës dha sot konfirmimin e masave paraprake për grupin e policëve të Rinasit dhe trafikantëve të dyshuar, përfshi agjenci turistike, që merrnin ryshfete deri në 500 euro për të lejuar emigrantët e paligjshëm drejt vendeve të BE-së e që ishin të padëshirueshëm.
Trupa ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 2 efektivët e policisë, Ena Sulejmani dhe Briken Tereziu. Po ashtu është dhënë masa ‘arrest në shtëpi’ për 3 të tjerë, dhe detyrim paraqitje për 4 të tjerë.
Në arrest shtëpie u lanë Inspektor Sokol Xhika, i datëlindjes 05.07.1992, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “shpërdorim detyre”, Ermal Mesi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe inspektor Aris Drini, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Teksa masa të buta morën inspektor Ylli Prençi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Inspektor Rei Shenjtolli, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Inspektor Enkis Aliaj, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Inspektor Argil Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor. /ZOOM.AL/