zoom

Aktualitet

Detaje nga “Masakra e Elbasanit”/ Policja u plagos nga Arbër Paplekaj, vrasësi i Pjerin Xhuvanit

Detaje nga “Masakra e Elbasanit”/ Policja u plagos nga Arbër Paplekaj, vrasësi i Pjerin Xhuvanit

Detaje të reja kanë dalë në dritë, në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, një ngjarje e ndodhur në Elbasan, vitin e shkuar, gjatë periudhës së fushatave zgjedhore.

Në atë që ndryshe cilësohet si “Masakra e Elbasanit” mbeti e plagosur efektivja Xhensila Sota, e cila kishte mbërritur në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë në konfliktin mes shtabeve elektorale të PS-së dhe PD-së.

Bazuar në ekspertizën balistike ka rezultuar se ka qenë Arbër Paplekaj, ai i cili përveç viktimës, ka qëlluar me armë edhe efektiven e Policisë Xhensila Sota.

Prokuroria ka zbardhur detaje të reja gjatë hetimit të dosjes së ekzekutimit të Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së 4 personave të tjerë, në ngjarjen e 21 prillit 2021.

Për këtë ngjarje është arrestuar ish-punonjësi i RENEA-s, Arbër Paplekaj. Ndërsa Klemend Xhaferaj, i identifikuar nga policia si pjesëmarrës në ngjarje, ende nuk është arrestuar.

Duke nisur nga sot, kanë mbetur edhe 35 ditë prej përfundimit të afatit hetimor 1-vjeçar, teksa Prokuroria e Elbasanit është njohur me ekspertizat balistike të 3 gëzhojave./Zoom.al

 

Postime të lidhura