zoom

Aktualitet

Ishin aty kur u vra Pjerin Xhuvani! Procedohen 2 zëvendësdrejtorë të Policisë dhe disa efektivë patrulle

Ishin aty kur u vra Pjerin Xhuvani! Procedohen 2 zëvendësdrejtorë të Policisë dhe disa efektivë patrulle

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka nisur zyrtarisht procedim penal ndaj dy zëvendësdrejtorëve të Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Niko Palla si dhe disa efektivëve të patrullës së Policisë, lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Hetuesit besojnë që vrasja mund të ishte shmangur nëse do të kishte pasur reagim me të shpejtë nga ana e zyrtarëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes kur ndodhi krimi.

Janë mbi dhjetë punonjës policie si dhe dy zëvendësdrejtorët që janë vënë në hetim nga SHÇBA.

Hetimet po kryhen në bashkepunim me Prokurorinë e Elbasanit.

Postime të lidhura