Aplikacion
Detaje të reja kanë dalë nga kontrolli që u zhvillua në 28 Mars në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli.
Në vendimin e gjykatës ishte specifikuar që të kontrollohet banesa ku jetojnë dy motrat dhe e prindërve të tyre, po ashtu të sekuestrohen edhe aparatet celularë.
Operacioni i strukturave të policisë ka nisur që në orët e para të mëngjesit me vëzhgimin e dy motrave dhe të babait të tyre. Në momentin, që ata u ngjitën në një automjet BMV X1 që drejtohej nga babai i tyre, mësohet se forcat e policisë i prenë rrugën dhe informuan se ndaj tyre kishte një urdhër gjykate për kontrollin e banesave.
Prokuroria e Posaçme ka dyshime se Xhovana Nikolli e fejuara e të penduarit të drejtësisë, Amarildo Nikolli dhe motra e saj Alda që ishte në një lidhje me Nuredin Dumani kanë dijeni se kush është personi që ka vendosur tritolin në derën e apartamentit të tyre, e po ashtu edhe për emrin e urdhëruesit.
Shpërthimi ndodhi në katin e 4 të pallatit në Lagjen Haxhias të Elbasanit ku banonin motrat Nikolli ndodhi më 14 korrik 2024. Banesa e dy motrave pati vetëm dëme materiale ndërsa komshiu përballë humbi jetën disa muaj më vonë për shkak të plagëve të marra.